18.8 C
Skopje

Zgjatja e mandatit të vetingut, Kim: S’është çështje partiake, deputetët të votojnë për Shqipërinë në BE

TIRANË, 10 shkurt/ATSH – I. Vata/ Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, deklaroi sot votimi për zgjatjen e afatit të vetingut është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikat e përditshme.

Pak para votimit në Kuvend për zgjatjen e afateve të vettingut, Kim i ka bërë thirrje palëve politike të bëhen bashkë dhe të votojnë pro.

“Amendamenti për zgjatjen e vettingut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose si një kurth. Në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikat e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për Shqipërinë në BE. Ne jemi me ju”, deklaroi ambasadorja Kim.

Gjithashtu, ambasadorja publikoi deklaratën e përbashkët SHBA- BE për mbështetjen e reformës në drejtësi.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...