18.8 C
Skopje

Siljanovska “kundër” VMRO-së: Do të votojë “PRO” ligjit për rritjen e pagave

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Dafkova në një prononcim ekskluziv për Indeks.mk ka folur për ligjin e propozuar nga Qeveria për rritjen e pagave.

Në deklaratën e sajë, Siljanovska tha se si deputete vepron sipas bindjeve personale e jo partiake.

Ajo tha se ka vërejtjet e veta për këtë ligj, por se miratimi i këtij ligji nga ana e deputetëve është minimumi që një përfaqësues I popullit mund të bëj për të mirën e qytetarëve.

“Unë, do të votoj për, sepse siç dihet ne votojmë sipas bindjeve tona dhe këtu I përfaqësojmë qytetarët. Medoj se edhe VMRO-ja është e mendimit të përkrah këtë zgjidhje ligjore, sepse kjo është minimum i minimumit që mund të bëjmë ne për një kategori të caktuar të njerëzve por theksoj se është e rëndësishme pas kësaj të vazhdoj rritje graduale që të mos të kthehemi në komunizën”, deklaroi Gordana Siljanovska Dafkova.

Kujtojmë, “PRO” këtij ligji janë shprehur edhe të gjithë deputetët e tjerë të partive opozitare.

Prononcimin e Siljanovskës dhe deputetëve të tjerë do ta ndiqni pas pak në faqen e “Facebook” të portalit Indeks.mk

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...