Rama fton banorët e “5 majit” të flasin brenda Kuvendit

0
75

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Banorët e lagjes “5 maji”, Laprakës dhe Paskuqanit zhvilluan sot një protestë para Kuvendit, për shembjen e banesave të tyre.

Teksa ata protestonin jashtë ambienteve të Kuvendit, ka mbërritur Kryeministri Edi Rama, i cili ftoi një përfaqësi të banorëve të “5 majit” në ambientet e parlamentit.

“Tre prej jush mund të vijnë në Kuvend për të biseduar”, tha Rama.

Teksa drejtohej brenda ambienteve të Kuvendit, Kryeministri Rama kërkoi informacion nga banorët nëse shtëpitë e tyre janë të legalizuara.

Më 19 janar Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e “5 Majit” në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Në total preken 430 nga projekti i rindërtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here