Sot kryetari i Strugës ka takuar drejtorin e ODW Elektrik – Zona industriale, Strugë, Ognen Çubaleski, për të biseduar hapjen e vendeve të reja të punës në qytetin e Strugës.
“Me inciativë të kryetarit të Komunës së Strugës, Ramis Merko që synon të ulë papunësinë duke mbështetur punësime të reja, posaçërisht punësimin e të rinjve dhe të përkrahë zhvillimin ekonomik lokal, sot mbajti takim me drejtorin e ODW Elektrik – Zona industriale, Strugë z. Ognen Çubaleski.ODW ELEKTRIK është një prodhues global i kabllove për industrinë e automobilave, me seli në Steinau, Gjermani. Bëjmë THIRRJE deri te të gjithë qytetarët e komunës së Strugës që të aplikojnë për punë në po të njëjtën kompani”, ka shkruar Merko në Facebook.
Merko dhe Çubaleski sqaruan edhe procedurën sipas të cilës aplikuesit duhet të konkurojnë në vendin e punës.
“ODW Elektrik ofron më shumë vende pune, prandaj inkurajojmë çdo person që është i interesuar të dërgojë CV-në dhe letër motivimi në e-mail adresën: Personalwesen-MK@odw-elektrik.com. ODW-ELEKTRIK, përveç pagës së rregullt mujore, ofron transport falas për të gjithë të punësuarit, ushqim të ngrohtë në ambientet e fabrikës dhe ofron sigurim shëndetësor privat falas që mbulon trajtimin spitalor në të gjitha spitalet private në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në 3000 euro në vit”, ka përfunduar Merko.