22.8 C
Skopje

Kuvendi debaton për zgjedhjen e zëvendësministrave në Qeveri

Për zëvendësministër të Mbrojtjes është propozuar Bashkim Hasani, për zëvendësministër të Punëve të Brendshme Nazim Bushi, Drejtësi Agim Nuhiu, ndërsa për Punë të Jashtme, Fatmire Isaki.

Për zëvendësministër të Financave është propozuar Filip Nikolloski, në Ministrinë e Ekonomisë Zoran Manevski, ndërsa në Ministrinë e Bujqësisë Abdulshukur Abedini. Për zëvendësministër të Shëndetësisë është propozuar Vlladimir Rendevski, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për zëvendës është propozuar Lulzim Aliu, ndërsa zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale është propozuar Enver Huseini.

Për zëvendësministër të Vetëqeverisjes Lokale është propozuar Zoran Dimitrovski, për Kulturë Daim Luçi, për Shoqëri informatike Aleksandar Bajdevski, për Transport dhe Lidhje Bekim Rexhepi dhe për Mjedis Jetësor, Hristina Oxhakievska. Xhabir Doko është propozuar për zëvendësministër në Ministrinë për Sistemi Politik.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve tha se bëhet fjalë për njerëz kompetent dhe integritet dhe është i sigurt se e kanë vullnetin e nevojshëm që të angazhohen në implementimin e programit qeveritar.

“Ju sot merrni pozita të larta dhe përgjegjësi që të punoni për qytetarët. Siç kërkoj nga të gjithë ministrat, kërkoj dhe pres me efikasitet dhe ndershëm të kryeni detyrat e juaja. Kjo është detyrë e secilit zyrtar qeveritar. Për këtë nuk bëj kompromise dhe përjashtime”, ka thënë Kovaçevski duke iu drejtuar zëvendësministrave të propozuar.

Ka theksuar se prioritet i lartë i qeverisë mbetet sundimi efikas dhe i përgjegjshëm me fokus në zgjidhjen e problemeve kyçe që tangojnë qytetarët.

Për opozitën, zëvendësministrat e propozuar janë kuadro të vjetër- të ri që nuk e meritojnë besimin e deputetëve.

TË FUNDIT

Shpejtim Bajoku, i bronztë në Lojërat Mesdhetare

Boksieri Shpejtim Bajoku është ndalur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen të Oran Të Algjerisë. Megjithëse humbi, Bajoku e ka fituar medaljen...

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...