Kryetari i Çairit, Visar Ganiu sot ka pritur përfaqësuesit e kompanisë Alpak-Eko, me të cilët ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e ekologjisë. Kjo kompani bënë grumbullimin dhe selektimin e mbeturinave të paketimit.
“Bashkë me përfaqësuesit e Alpak-Eko sot nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e ekologjisë, respektivisht të grumbullimit, selektimit dhe transportimit të mbeturinave të paketimit.Me këtë marrëveshje njëkohësisht sigurojmë edhe edukimin dhe ngritjen e vetëdijes, posaçërisht tek nxënësit, si dhe vendosjen e kontejnerëve për selektim të mbeturinave nëpër shkollat komunale dhe vendet publike”, është shprehur kryetari i komunës së Çairit.