Heroi i heshtur i fëmijëve në Institutin Kozle, Rijad Alimi

0
77

Spitali për sëmundje të mushkërive te fëmijët në Kozle është një nga qendrat më të njohura sa i përket trajtimit të sëmundjeve të fëmijëve shkruan TOP24.

Ky spital gjatë pandemisë u shndërua në Kovid qendër për të rritur dhe për fëmijë. Para dhe gjatë kësaj periudhe shumë fëmijë kishin nevoj për tu trajtuar në këtë qendër e pa dyshim referencë për këta familje ishin Rijad Alimi dhe doktoresha Katerina Boshkovska të cilët pa hezitim ju gjendën pranë çdo familjeje. E veçanta e kësa ka të bëj me drejtorin Rijad Alimin i cili në çdo kohë ka qenë i kapshëm për çdo qytetarë anembanë vendit duke qenë modest dhe i kapshëm për gjithësecilin shkruan TOP24.

Disa qytetarë nga Tetova të kontaktuar nga TOP24 rrëfejnë përvojat e tyre me dr.Rijadin dhe Katerina Boshkovskën në Kozle:

“Ishte natë dhe ballafaqohesha me temp të lartë të fëmisë, në oboin e qendrës klinike për fëmij nuk më pranonin pa test kovid edhe pse djali në rapid test rezultoi dy herë negativ. I mbetur në mes rrugë më thanë lajmëroju Rijadit e mora numrin dhe kisha frigë nëse do përgjigjet, por pa rënë dy her u lajmërua dhe ia qava hallin, për pak minuta ndryshoj gjithëçka dhe djali u trajtua në Kozle dhe falë zotit është si më mirë”, thotë I.D nga Tetova për Top24.

“U nisëm nga Tetova për në Kozle pasi kishim kaluar disa spitale, i mërzitur dhe i dëshpruar se gjithçka shkonte më keq se çpritej, mora numrin e Rijadit dhe kontaktova dhe i tregova hallin që kisha. Rijadi më organizoi gjithëçka që mundej brenda kapaciteteve të Institutit Kozle, ku për 10 ditë nën përkujdesin e Katerina Boshkovskës djali u trajtua në këtë qendër në vitin 2017, tha për Top24 Y.J nga Tetova.

Falenderim për drejtorin Alimi kishte adresuar edhe gazetari i njohur Valmir Kuçi i cili përmes një postimi në profilin e tij në FB shkruan: ” Një falenderim publik për drejtorin ekonimik të Spitalit të Fëmijëve “Kozle”, Rijad Alimi. Individ që ASNJËHERË nuk u lodhet me ndihmën që jep 24/7 prindërve/ fëmijëve shqiptarë, shkruan gazetari Kuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here