Grubi shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-diplomatit europian, Eduard Kukan

0
83

Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-diplomatit europian dhe politikanit sllovak, Eduard Kukan.

“Me pikëllim morra lajmin për vdekjen e ish-diplomatit europian dhe politikanit sllovak, Eduard Kukan. Eduardin do ta mbajmë mend si një nga përkrahësit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Europian gjatë periudhës kur vendi po bënte përpjekje për anëtarësim në NATO dhe tani gjatë aspiratave tona për tu bërë sa më parë pjesë e Bashkimit Europian. Ish kryediplomatin sllovak popujt e rajonit do ta kujtojnë edhe për pjesëmarrjet e tij në delegacionet ndërkombëtare të cilat ndërmjetësonin krizat e politikave në rajon e në veçanti ato shqiptare”, ka shkruar Grubi në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here