31.8 C
Skopje

FOKUS – Japonia fillon dërgesat e gazit në Evropë

TOKIO, 10 shkurt /ATSH-ANSA/ – Qeveria japoneze konfirmoi gatishmërinë për të ofruar një pjesë të rezervave të saj të gazit natyror për të zbutur krizën energjetike në Evropën e përfshirë nga tensionet gjeopolitike mbi çështjen ukrainase.

Dje, ministri japonez i Ekonomisë, Koichi Hagiuda u takuan me përfaqësuesen e BE-së në Japoni, Patricia Flor, si dhe ambasadorin e ri amerikan, Rahm Emanuel, duke i siguruar  për furnizimet me gaz.

”Në Evropë muajin e ardhshëm do të mbërrijnë disa cisterna të gazit natyror të lëngshëm’’, theksoi Hagiuda pa specifikuar sasitë e pritshme.

Tokio do t’u kërkojë kompanive vendase për të vënë në dispozicion furnizime për Kontinentin e Vjetër duke garantuar se edhe rezervat për vendin do të ishin të mjaftueshme.

Japonia, e privuar nga lëndët e para, deri në vitin 2021 ishte importuesja e parë e gazit në botë, dhe sipas analistëve, kontributi i saj do të jetë i limituar për të mos prekur autonominë e saj.

Kriza ruso-ukrainase mund të ofrojë një treg të ri për SHBA-në, që në pak muaj është bërë një nga eksportueset më të mëdha të gazit natyror në botë./   /os/

TË FUNDIT

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...