29.8 C
Skopje

Bekteshi: Për vitin 2022, mbi 50 mijë amvisëri janë përfituese të ndihmës për mbulimin e fakturave të rrymës

Ministria e Ekonomisë, për herë të parë këtë vit e prezantoi masën e ndihmës financiare për kategoritë e rrezikuara të personave me të ardhura të ulëta të cilët nuk janë përfitues të asistencës sociale. Kjo masë vjen pas krizës globale energjetike, e që kaploi edhe Maqedoninë e Veriut.

Me masat e ndërmarra nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, për vitin 2022, mbi 50 mijë amvisëri janë përfituese të ndihmës për mbulimin e fakturave të energjisë elektrike, bëri të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në rrjetin social Facebook.

Statusi i plot i ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshit në Facebook

Mbi 50.000 amvisëri përfitues të ndihmës për mbulimin e fakturave të rrymës për vitin 2022

mbi 36.000 përfitues të ndihmës të garantuar- 1.000 den në muaj

mbi 9.700 pensionistë me të ardhura të ulëta- 1.000 den në muaj

mbi 7.000 amvisëri me të ardhura të ulta – 600 dhe 800 den në muaj

Ndërkaq, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një dalje për mediat deklaroi se ka interesim të madh të qytetarëve për të shfrytëzuar masën për mbështetje financiare për mbulimin e një pjese të faturave të energjisë elektrike për familjet me të ardhura të ulëta. Bekteshi tha se deri më tani janë pranuar 6.500 kërkesa. Ndër të tjera, shtoi se pret që në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë sot dhe nesër të mbërrijnë edhe 100 deri në 200 kërksa nga aplikantët të cilët nga dita e djeshme aplikimet I kanë dërguar me postë.

TË FUNDIT

Bislimi: Anëtarësimi i Finlandës në NATO duhet të bëhet sa më shpejt, e të pasojë me Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi në konferencën e përbashkët me ministren finlandeze për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e...

Grubi: Urime Dita e pavarësisë Amerikë!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka uruar Ditën e pavarësisë së Amerikës. Grubi është shprehur...

Edi Rama uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Rama ka shtuar se Dita e Pavarëssisë së...

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...