Pfizeri parashikon 54 miliardë dollarë të hyra nga shitja e vaksinës anti-COVID dhe pilulës

0
86

Pfizer parashikon të hyra rekorde prej 102 miliardë dollarë këtë vit, kryesisht falë shitjes së vaksinës së saj anti-COVID dhe pilulës për ta trajtuar virusi, raporton “Daily Mail”.

Shpërndarja e vaksinës ka çuar te një fitim të madh për kompaninë, ndërsa perspektiva e shpërndarjes e pilulës antivirale Paxlovid, shpërndarja potenciale e vaksinës së përgatitur për variantin Omicron si dhe administrimi i dozave përforcuese, pritet të sjellë edhe më tepër fitim.

Të martën, kompania ka zbuluar fitimet e çerekut të katërt dhe projeksionet për të hyrat për vitin 2022. Llogaritet për të hyra deri 102 miliardë dollarë, që do të ishte rekord i ri.

Vetëm nga dy produkte që i ka për luftim të COVID pritet të ketë fitim mbi 50 miliardë dollarë.

Nga shitja e vaksinës anti-COVID pritet të arrijë fitim 32 miliardë dollarë, ndërsa nga pilula Paxlovid 22 miliardë dollarë.

Kompania është akuzuar për përfitim nga pandemia.

Grupi “Global Justice Now”, ka thënë se të hyrat vjetore prej 81 miliardë dollarë që regjistroi kompania amerikane vitin e kaluar ka qenë më tepër se GDP e shumë shteteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here