22.8 C
Skopje

Drejtori Tolaj priti në takim ikonën e muzikës shqipe, Ilir Shaqiri

“Sot në zyrat e drejtorit të Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV ishte i pranishëm në takim ikona e muzikës epike z.Ilir Shaqiri i cili vazhdimisht ka mbështetur çdo aktivitet dhe ecjen e këtij institucioni”, shkruajnë nga ANSH.
“Vizita e ikonës së këngës epike Ilir Shaqirit u bë në prag të manifestimit “Dita e plisit” me ç’rast u bisedua për rëndësinë e evenimenteve të tilla dhe posaqërisht arkivimit të gjithë pasurisë kulturore që ka bërë Ansambli gjatë kësaj kohe! Ilir Shaqiri përgëzoi drejtorin Tolaj për çdo sukses dhe energjinë e pashtershme që i ka falë institucionit duke u bërë artisti i parë që filloi vendosjen e plisit për të vazhduar kështu “maratona” e ekspozimit të plisave të trevave tona që do të kulmojë në evenimentin e madh “Dita e plisit”, kanë thënë nga ANSH.
“Artisti Ilir Shaqiri në shenjë miqësie dhe respekti i dhuroi drejtorit të ansamblit librin e fundit “200 këngë nga opusi i tij”punuar nga Dr. Korab Shaqiri ku janë këngët më të bukura gjatë karrierës 45 vjeçare të ikonës Ilir Shaqiri me tekste dhe notografim! Në mesin e këngëve që cilësohen të një rëndësie kombëtare është “Heroi i zemrës” dedikuar 20 vjetorit të flijimit të heroit tonë kombëtar Adem Jashari! Kjo këngë ka tekstin Ilir Shaqirit dhe muzikë të Shkodran Tolajt e cila është interpretuar dhe realizuar me orkestër simfonike si videospot në vitin 2018 nga drejtori Tolaj”, janë shprehur nga Ansambli.

TË FUNDIT

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...