Macron në Kiev për zgjidhjen e krizës në Ukrainë

0
60

Pas Moskës, Emmanuel Macron e vazhdoi në Kiev misionin e tij të ndërmjetësimit për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për krizën në Ukrainë. Shefi i Elizesë u takua me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, me të cilin diskuton për mundësitë e shmangies së një sulmi ushtarak rus, nisur edhe nga sa ajo çfarë diskutoi me Vladimir Putinin në Moskë.

Pala ukrainase e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asnjë zgjidhje, ku nuk dëgjohet zëri i zyrtarëve të Kievit, asnjë samit shumëpalësh ku nuk janë të pranishëm përfaqësues nga ky vend.

Megjithatë, Macron shkon në Kiev më optimist se ç’ishte të hënën kur vizitoi Moskën. Presidenti francez tha se Putin e kishte siguruar se nuk synonte asnjë përshkallëzim të konfliktit me Ukrainën, edhe pse për shefin e Kremlinit, vija e kuqe është një traktat që garanton se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO dhe se aleanca veri-atlantike nuk do t’i afrojë armatimet në kufijtë e Rusisë.

Për Macronin, shqetësimet ruse për sigurinë janë të drejta. Mbi këto baza, si ai ashtu edhe Putin shohin mundësi për rrugëdalje paqësore nga kriza. Megjithatë, presidenti francez thotë se në ditët dhe javët e ardhshme, përpjekjet për zgjidhje diplomatike do të intensifikohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here