I pari i komunës së Likovës, ErkanArifi, ka dhënë lajmin se në SHF “Rilindja” në Llojan, pothuajse kanë përfunduar punët në rikonstruimet e planifikuara.
“Shkolla Fillore “Rilindja” në Llojan dalëngadalë po merr pamjen e duhur! U rinovuan korridoret, zyrat dhe në fund të korridorit u nda një zyrë edhe për shoqatën “Llojani dhe Diaspora”. Ky investim u kryesi bashkëpunim midis Komunës së Likovës dhe shoqatës “Llojani dhe diaspora”, është shprehur Arifi.
Kryetari Arifi ka falënderuar edhe profesorin Iran Zimeri për pikturimin e mureve brenda objektit shkollor për angazhimin e tij vullnetar, si dhe stafin arsimor dhe nxënësit, duke iu dëshiruar atyre suksese në kushtet e reja.