18.8 C
Skopje

4 fëmijë me 3 gra të ndryshme në më pak se 1 vit: Dhurata epike për Nick Cannon, 8 herë baba

Dita e Shën Valentinit mbërriti pak herët këtë vit për Nick Cannon pasi dikush pati një ide gjeniale.

Komediani, 41 vjeç, njoftoi së fundmi se është në pritje të fëmijës së tetë me Bre Tiesi, ndërkohë pak kohë më parë zbuloi se djali i tij me modelen Alyssa Scott, Zen, ndërroi jetë për shkak të një tumori në tru, vetëm 5-muajsh.

Nëse e keni humbur numërimin, Cannon u martua me Mariah Carey-n në vitin 2008 dhe sollën në jetë dy binjakë, vajzën Monroe dhe djalin Moroccan Scott. Ai gjithashtu ka dy fëmijë me modelen Brittany Bell: një djalë, Golden dhe një vajzë, Powerful Queen. Në qershor 2021, lindën djemtë binjakë, Zion Mixolydian and Zillion Heir me DJ Abby De La Rosa.

Nuk ndodh shpesh që dikush të ketë katër fëmijë me tre gra të ndryshme në më pak se një vit, ndaj dhurata për 41-vjeçarin ka goxha kuptim: Një makineri e mbushur vetëm me prezervativë.

4 fëmijë me 3 gra të ndryshme në më pak se 1 vit:

Megjithatë ai ka theksuar më parë se nuk ka ndodhur diçka e paplanifikuar. “Më besoni, shumë më shumë gra do të kishin mbetur shtatzënë, por jo. Ato që mbetën janë ato që supozohej të mbeteshin shtatzënë.”

Sidoqoftë, njerëzit i sugjerojnë komedianit që t’i përdorë prezervativët, të paktën për momentin. Sa i përket dhuratës së pazakontë, shumë njerëz janë të bindur se pas saj qëndron Kevin Hart.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...