32.8 C
Skopje

Mijëra qytetarë kundërshtojnë masat anti-COVID, protesta në disa vende

Vijojnë protestat anti-COVID në disa vende të botës, ku kërkohet lehtësim i masave.

Spanjë

Me qindra qytetarë u mblodhën të dielën në Madrid duke kundërshtuar mënyrën sesi qeveria po menaxhon pandeminë. Ata kërkojnë liri nga kufizimet dhe detyrimi për t’u injektuar.

Protestuesit qëndruan para parlamentit ku mbajtën fjalime dhe kënduan. Spanja pritet që të enjten të heq detyrimin për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme.

Ky shtet me 47 milionë banorë, ka regjistruar rreth 9 milionë të infektuar me COVID edhe pse besohet se numri i të prekurve është më i lartë.

Holandë

Në Holandë u protestua edhe gjatë kësaj fundjave. Më shumë se 15 mijë njerëz priteshin të merrnin pjesë në lëvizjen e quajtur ‘ Së Bashku për Holandën” edhe në javët në vijim ata pritet të organizojnë marshime në qytete të tjera holandeze duke kundërshtuar masat kufizuese.

Kanada

Prej disa ditësh protestohet edhe në qytetet kanadeze, qytetarët kërkojnë që të hiqet detyrimi për t’u vaksinuar. Në kryeqytet, demonstruesit protestuan jashtë parlamentit, valëvisnin flamuj kanadezë dhe bërtisnin slogane kundër qeverisë./Burimi: EuroNews

TË FUNDIT

Kurti vizitoi bujqit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka komentuar për kohën e të korrave në Kosovë. Kurti u...

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...