Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

0
46

Australia planifikon hapjen për të vaksinuarit gjatë këtij muaji

Australia do të hapë kufijtë për qytetarët ndërkombëtarë që janë plotësisht të vaksinuar. Vendimi pritet të hyjë në fuqi në fund të shkurtit. Vendi ka qenë i mbyllur për udhëtarët që në fillim të 2020, dhe lirimi i masave ka qenë i ngadaltë që prej nëntorit të vitit që lamë pas.

Aktualisht, qytetarët, rezidentët me familjet e tyre, bashkë me studentët që vijnë nga jashtë janë të lejuar të hyjnë në Australi nëse tregojnë pasaportën e një vaksine të aprovuar. I njëjti rregull do të vlejë edhe për turistët duke nisur nga 21 shkurti.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Athinë: Shqiptari me probleme të shëndetit mendor merr peng familjarët

Një 28-vjeçar, baba i dy fëmijëve ka marrë peng bashkëshorten dhe nënën e tij mbrëmjen e djeshme, duke krijuar kështu terror në kryeqytetin grek. Nga të dhënat e para, autoritetet bëjnë me dije se autori është nga Berati dhe prej kohësh vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Gratë janë mbajtur për disa orë me dhunë të mbyllura në banesë, për t’u shpëtuar më pas nga forcat e shumta të policisë. Autori është arrestuar menjëherë ndërkohë që po hetohet pse nuk ishte duke marrë trajtimin e nevojshëm në spitalet e specializuara për problemet e tij.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

FOTO ILUSTRUESE

Trupat amerikane zbarkojnë në Poloni: Gati për çdo skenar lufte

Trupa të shumtë amerikanë kanë zbarkuar në Poloni të dielën pas shtimit të tensioneve me Rusinë, si për t’i dhënë mesazhin e qartë se janë “gati për çdo skenar lufte”.

Trupat shtesë “janë këtu për të rritur gatishmërinë, ndërveprueshmërinë në të gjitha fushat me aleatët tanë polakë dhe, nëse është e nevojshme, të mbrojnë çdo pjesë të NATO-s,” u tha gazetarëve gjenerali komandant i divizionit, Chris Donahue.

Javën e shkuar, SHBA njoftoi se do të vendosë 3000 ushtarë shtesë amerikanë në Gjermani dhe Europën Lindore si pjesë e përpjekjeve për të shtyrë Rusinë në tërheqjen e trupave të grumbulluara në kufirin e Ukrainës.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Cikloni i fuqishëm godet Madagascar-in: 10 persona humbën jetën!

Një ciklon i fuqishëm i ka marrë jetën të paktën 10 njerëzve në pjesën jug-lindore të Madagascar-it, i dyti që godet Oqeanin Indian brenda dy javësh. Cikloni ka shkaktuar viktima, dëme të mëdha materiali si dhe e la vendin pa energji elektrike.

Një nga qytetet më të prekura prej ciklonit ishte Nosy Varika, ku thuajse 95% e ndërtesave janë shkatërruar si “të ishin bombarduar”.

Nga të dhënat e para zyrtare mësohet se disa prej viktimave ndërruan jetë “të ngecur” brenda shtëpisë së tyre pas goditjes së ciklonit Batsirai.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: The Guardian, CNN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here