Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive shqyrtoi Raportin e punës për vitin 2021

0
67

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive më 03.02.2022 mbajti Mbledhjen e Tetë, në të cilën është shqyrtuar Raporti për punën e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive për vitin 2021.

Në mbledhje ishin të ftuar dhe morën pjesë bashkëpunëtorët e jashtëm: Robert Allagjozovski, koordinator nacional për interkulturalizëm, Një Shoqëri, Zhvillimi Kulturor dhe Bashkëpunimi Ndërresor dhe përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), përkatësisht drejtori i ri i Zyrës së IRI-së në RMV, Kris Brenan dhe bashkëpunëtorja e tij, Xhevahire Pruthi Zajazi, menaxhere e Programit, të cilët me prezencën e tyre e mbështetën punën e Komitetit.

Raporti është përmbledhje e aktiviteteve të përgjithshme të Komitetit gjatë vitit 2021, përkatësisht numri dhe përshkrimi i mbledhjeve dhe takimeve të punës, me theks të veçantë në takimet e punës me ministrat që i udhëheqin ministritë me kompetenca të ngjashme me Komitetin, takimet me personat kompetentë që punojnë në të drejtat e bashkësive etnike në vend, dhe njëherazi ka koincidencë me kompetencat e Komitetit, me përfaqësuesit e komuniteteve më të vogla në vend, si dhe me përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut.

Nevoja e vazhdimit të praktikës së bashkëpunimit me institucionet kulturore, shkencore, arsimore, si dhe nevoja për punë në terren dhe vizita në komuna të veçanta të vendit, por edhe në parlamentet e disa vendeve fqinje, për të promovuar politikën e Komitetit në një kontekst më të gjerë multilateral, duke e bërë këtë Komitet forum kryesor për dialogun ndërmjet bashkësive.

Diversiteti multietnik në vend është burim i fuqisë dhe prosperitetit, prandaj Komiteti me punën e tij produktive dhe proaktive do të bëhet institucion i njohur dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike mbetet sfidë dhe prioritet i madh i punës së ardhshme të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here