29.8 C
Skopje

Posta e Maqedonisë së Veriut: Personi që përvetësoi 220 mijë denarë nuk punon më te ne

Posta e Maqedonisë së Veriut: Personi që përvetësoi 220 mijë denarë nuk punon më te ne

 

Nga Posta e Maqedonisë së Veriut janë prononcuar pas kallëzimit penal kundër 58-vjeçarit D.J. nga Qendër Zhupë, i cili sipas MPB-së ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme rreth 220.000 euro në kundërvlerë të denarëve nga llogaria e një të vdekuri.

Nga Posta thonë se personi në fjalë nuk punon më në këtë institucion dhe se paratë tashmë i ka kthyer tek vajza e të ndjerit.

“Personi kundër të cilit është ngritur kallëzim penal, për shkak të ekzistimit të të dyshimit për kryerje të veprës penale, nuk punon më në SH.A.

“Posta e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa mjetet në shumë prej 220.000 denarëve, të cilat i ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme, më datë 30.12.2021 janë kthyer, pra janë transferuar në llogarinë e vajzës së të dëmtuarit”, thonë nga Posta e Maqedonisë së Veriut.

TË FUNDIT

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...

Balerina ukrainase në frontin e luftës Ukrainë-Rusi

Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, kjo e fundit është mbrojtur nga burrat ukrainas të vendosur në vijat e frontit. Mirëpo, në fillimet e...

Rritje e infektimeve me COVID-19, 798 raste të reja brenda javës

Brenda javës, rastet me COVID-19 kanë shënuar një rritje në Kosovë duke arritur 798 raste të reja brenda javës. Përgjatë 24 orëve të fundit janë...