28.8 C
Skopje

Ministri Çupi takon kreun e Dibrës, Duka: Shpalosen projektet për diasporën

Strategjia shtetërore për diasporë parasheh bashkëpunime edhe me pushtetin vendor, andaj sot zhvillova një takim pune në Komunën e Dibrës, me ç’rast u prita nga Kryetari i saj, z. Hekuran Duka.
Diaspora dibrane, me theks të veçantë ajo në Amerikë dhe Europë, për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve, meriton përkushtim maksimal. Për të arritur këtë duhet shumë punë dhe angazhim nga të gjitha palët, pavarësisht bindjeve dhe qëndrimeve politike.
Kryetarit të Komunës ja shpalosa projektet e kabinetit tim në raport me diasporën dhe fatmirësisht arritëm në mirëkuptim që të krijojmë grupe punuese deri në finalizimin e projekteve të përbashkëta. Mes tyre:
1. Hapjen e zyrës për bashkëpunim me diasporën e quajtur “Qendra e diasporës”. Kjo zyrë do ketë disa angazhime, por më të rëndësishmet janë këto:
A. “One Stop Shop”, gjegjësisht informimin e diasporës për të drejtat e tyre në vendlindje dhe mundësinë e tyre për investime.
B. “Asistencë për diasporën”, gjegjësisht mundësinë për shërbime më të shpejta dhe më efikase për çështje administrative si në administratën komunale po aq edhe në institucionet publike.
2. Shpallja dhe shënimi i “Ditës së Diasporës” në kalendarin vjetor të Komunës, ku do bëhen manifestime dhe aktivitete të ndryshme kulturore, sportive dhe artistike vendore.
Takime me karakter të ngjashëm planifikoj të zhvilloj edhe me komunat e tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

TË FUNDIT

Shpejtim Bajoku, i bronztë në Lojërat Mesdhetare

Boksieri Shpejtim Bajoku është ndalur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen të Oran Të Algjerisë. Megjithëse humbi, Bajoku e ka fituar medaljen...

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...