22.8 C
Skopje

UASHINGTON – SHBA vendos kufizime vizash për shumë shtetas bjellorusë

UASHINGTON, 4 shkurt /ATSH-DPA/- Qeveria amerikane ka vendosur kufizime vizash për shtetasit bjellorusë të dyshuar për aktivitete “serioze” kundër disidentëve të regjimit të Lukashenkos jashtë vendit të tyre.

“Veprimet e sotme synojnë shumë qytetarë bjellorusë për përfshirjen e tyre në aktivitete serioze dhe ekstraterritoriale kundër disidentëve të regjimit”, theksoi Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

“SHBA dënojnë të gjitha këto aktivitete, përfshirë përpjekjen për të riatdhesuar me forcë  sportisten e njohur bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya gjatë Lojërave Olimpike Verore të Tokios vitin e kaluar”, theksoi DASH.

Ministria nuk specifikoi se cilët individë ishin në shënjestër të kufizimeve.

”SHBA i bënë thirrje qeverisë së sundimtarit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, që t’i japë fund represioneve ndaj anëtarëve të shoqërisë civile, medieve të pavarura, opozitës politike, sportistëve, studentëve, profesionistëve dhe bjellorusëve të tjerë”, thuhet në deklaratë.

DASH i bën thirrje Bjellorusisë që “të lirojë menjëherë të gjithë të burgosurit politikë” dhe Lukashenkos të “angazhohet në një dialog të sinqertë të lehtësuar me opozitën demokratike dhe shoqërinë civile”.

Rasti i sprinteres bjelloruse Kristina Timanovskaya, e cila dyshohet se u rrëmbye nga autoritetet bjelloruse në Lojërat Olimpike të Tokios, pasi kritikoi zyrtarët e sportit të vendit të saj, ka shkaktuar bujë ndërkombëtare./   /os/

TË FUNDIT

Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook...

Konsultimet për propozimin francez, Kovaçevski sot takon Selën

Vazhdojnë konsultimet për propozimin francez për fillimin e negociatave inkuadruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Për sot në orën 11...

Ganiu: Sot po festojmë ditëlindjen e 246 të djepit të demokracisë, lirisë e prosperitetit

Kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu ka uruar ditëlindjen e 246 të Amerikës. Sipas Ganiut, kjo festë sa ka rëndësi për amerikanët po aq...

Byrnes: SHBA mbështet bisedimet në RMV mbi propozimin francez

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes përmes një shkrimi në Twitter ka shprehur mbështetjen për bisedimet e brendshme që po zhvillohen...