20.8 C
Skopje

Rama: Tuneli i Skërficës, së shpejti i vihet në shërbim Shqipërisë turistike

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga një vepër që do të vihet në shërbim të turizmit, siç është tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër vepër të bukur që së shpejti do t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike, siç është Tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.
Në aksin Kardhiq-Delvinë, loti i pestë është plotësisht i përfunduar, ndërsa vijojnë punimet në lotet e tjera për të bërë të mundur përfundimin e plotë të kësaj vepre.

 

Tuneli i Skërficës, 1316 m i gjatë është pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, me një gjatësi prej 33 km, ndërsa vetë rruga përbëhet nga 8 lote.

Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...