22.8 C
Skopje

Pse hashtagu #DeleteFacebook është tashmë trend

Facebook po përballet me një tjetër problem këtë javë pasi thirrjet për të fshirë platformën e rrjeteve sociale u bënë virale në Twitter të premten me hashtag #DeleteFacebook (Fshini Facebook-un).

Kritikat nisën pasi Meta – kompania mëmë që zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp – tha së fundmi në një raport se Facebook humbi përdorues për herë të parë në historinë e tij 18 vjeçare, duke rënë me rreth gjysmë milioni përdorues në tre muajt e fundit të vitit 2021.

“Njerëzit kanë shumë zgjedhje për mënyrën se si duan të kalojnë kohën e tyre dhe aplikacionet si TikTok po rriten shumë shpejt,” tha CEO Mark Zuckerberg për Agence France-Presse.

Fill pas kësaj, nisi hashtagu #DeleteFacebook, nxitur edhe nga kritikat e mëparshme për shfrytëzimine të dhënave personale të përdoruesve, keqinformimet, gjuhën e urrejtjes etj.

Ndërkohë të tjerë njerëz shkruajnë se ndonëse për momentin është trend #DeleteFacebook, gjuha e urrejtjes, shfrytëzimi i të dhënave personale dhe keqinformimi është problem në shumë platforma të tjera, si Twitter, TikTok, Gettr, Instagram etj.

TË FUNDIT

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...