29.8 C
Skopje

Maskat e Covid: Modeli i ri është (jo dhe aq) i çuditshëm

Një maskë antivirus që mbulon vetëm hundën dhe mund të përdoret gjatë ngrënies dhe pirjes është në shitje në Korenë e Jugut dhe ka habitur jo pak njerëzit.

“Kosk”, një kombinim i ko, fjala koreane për hundë dhe maskë, është nxjerrë në treg nga një kompani me emrin Atman dhe shitet për 9,800 won (afro 800 lekë) në një kuti me 10 copë. Maskat janë krijuar për t’u mbajtur nën një maskë të zakonshme që mbulon gojën, e cila mund të hiqet kur darkoni jashtë ose pini me njerëz të tjerë.

Maskat e Covid: Modeli i ri është (jo dhe aq) i çuditshëm

Maskat e pazakonta kanë tërhequr shumë vëmendje në internet. “A do shesin edhe çajnikët prej keku?” pyeti me ironi dikush, ndërsa një tjetër komentoi, “Marrëzi e nivelit tjetër!”.

Një tjetër përdorues i Twitter sugjeroi: “Nuk është ndryshe nga njerëzit që mbajnë maskat poshtë hundës”.

Megjithatë, disa studime kanë sugjeruar se hunda është rruga më e lehtë për koronavirusin për të hyrë në trup, kështu që mbajtja e një maskë hunde mund të mos jetë aq qesharake sa duket.

Prof. Catherine Bennett, kryetare e epidemiologjisë në Institutin për Transformimin e Shëndetit të Universitetit Deakin në Australi, tha për Nine News se maskat që mbulojnë vetëm hundën janë një “ide e çuditshme”, por janë “më mirë se asgjë”. Sipas saj, mund të sjellin ndryshim, ndonëse të vogël dhe jo fort të rëndësishëm.

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...

Balerina ukrainase në frontin e luftës Ukrainë-Rusi

Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, kjo e fundit është mbrojtur nga burrat ukrainas të vendosur në vijat e frontit. Mirëpo, në fillimet e...