29.8 C
Skopje

Kanë filluar festimet shtetërore me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçev

Një delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së  Veriut i kryesuar nga zëvendës-kryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe zëvendësministri  Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski, vendosën lule te varri i Goce Dellçev në kishën e Shën Spasit,  në kuadër të manifestimeve shtetërore për shënimin e 150 vjetorit të lindjes së të madhit Goce Dellçev,

Me këto festime sot, më 4 shkurt, në ditën e lindjes së Goce Dellçevit, populli i Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesit e disa institucioneve shtetërore dhe shoqërore përkulen dhe nderojnë rolin e tij të madh historik në lëvizjen revolucionare maqedonase.

Goce Dellçev ishte frymëzuesi dhe forca shtytëse e Organizatës Revolucionare Maqedonase (MRO) i cili vazhdimisht angazhohej për unitet dhe bashkim, të cilat ai i njihte si elemente shtytëse në luftën për krijimin e një shteti të pavarur maqedonas.

TË FUNDIT

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...

Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook...