Sela pishman për dorëheqjen, Taravari i dëshpëruar nga Sela

0
103

Ziadin Sela së bashku me Arben Taravarin dhe Ilire Dautin dje kanë qëndruar në Prishtinë ku kanë takuar krerët e partive politike, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten e shtetit, Vjosa Osmani.

Javë më parë Sela e paralajmëroi dorëheqjen para organeve të partisë, por duket se ende nuk ka guxim ta japë atë zyrtarisht. Dorëheqja e parevokueshme e Selës kërkohet nga shumë bashkëpartiakë e aktivistë të ASH-së, për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhje si ato parlamentare dhe ato lokale.

Vetëm para disa muajve kryetari i Gostivarit, Taravari dha dorëheqje si sekretar i përgjithshëm i ASH-së me shpresë që kjo iniciativë të nxisë edhe kryetarin aktual të partisë të dorëhiqet. Kaloi kohë dhe Sela ende nuk po e merr hapin për ta bërë të mundur që dikush tjetër të vijë në vendin e tij, e që ky do të ishte me shumë gjasa Arben Taravari – emri më i përfolur tash e disa muaj. Mirëpo, fitorja në Gostivar, nuk u shoqërua edhe me “projektin” e krijimit të shumicës së re parlamentare, ku si “të sigurt” e paraqiste gjithë kohën pikërisht Taravari, si më i impenjuari shpirtërisht. Shikuar nga ky aspekt, të dy njerëzit e parë të ASH-së mund të jenë të dështuar në projektet politike të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here