31.8 C
Skopje

Pse janë kaq të veçanta vajzat Ujor?

Jemi zyrtarisht në periudhën e Ujorëve revolucionarë dhe vëmendja më e madhe sigurisht do të jetë tek ata. Në fakt, për të qenë më të saktë, në këtë artikull do të flitet për vajzat e shënjës së Ujorit. Çfarë kanë ato kaq të veçantë krahasuar me të tjerat?

Kur takon për herë të parë një grua të shenjës së Ujorit, pavarësia është ajo që vihet re menjëherë.

Është në gjakun e tyre të rezistojnë të jenë dikush që të tjerët presin nga ajo dhe përpiqen të jenë antikonformiste. Asgjë nuk mund ta ulë poshtë një vajzë/grua të shenjës së Ujorit, nuk ka pengesa që ajo nuk mund t’i kalojë sidomos kur bëhet fjalë për të provuar diçka që dikush ka dyshimin që ajo mund ta bëjë.

Natyra e çuditshme e Ujorit ka tendencën që t’i bëjë të tjerët ziliqarë pasi femra e Ujorit, megjithëse shenjë ajri duket shumë me këmbë në tokë dhe praktik. Në asnjë formë të saj nuk është tradicionale pasi i pëlqen t’i bëjë rregullat sipas mënyrave të veta.

Është interesante të thuhet se gratë e Ujorit vlerësojnë mbi gjithçka pavarësinë. Kjo nuk lidhet me disa aftësi lidershipi që ato kanë, por sepse nuk janë të interesuara të duken si gjithë të tjerët. Kjo reflektohet në çdo aspekt të jetës së tyre, në shoqëri, në marrëdhënie, në punë e deri në mënyrën se si vishen.

Stili i veshjes së femrave të Ujorit është shumë i veçantë pasi ato nuk ndjekin trendet dhe modën, por vetëm veten. Ujori është një shenjë revolucionare në shumë aspekte dhe kjo i shkon shumë stilit të pavarur të jetës që ato kanë. Ajo flet për gjerat që beson me të vërtetë me shpirt.

Nevoja për drejtësi kontribuon në nevojën e Ujorit për pavarësi. Ajo ngrihet për atë që është e drejtë edhe nëse është e vetmja që e mendon kështu. Shumë njerëz tërhiqen nga femra Ujor për personalitetin e tyre të përcaktuar dhe fuqinë e brendshme.

Ato njihen si të shkëputura (të largëta) nga disa situata dhe kjo lidhet me natyrën e tyre që i dallon shumë nga gjithë shenjat e tjera. Kjo shkëputje mund të ndikohet edhe nga sa e ndjeshme mund të jesh në atë moment dhe shpesh ato zgjedhin që të qëndrojnë të tërhequr sesa të lëndohen.

Të lindurat e kësaj shenje kanë tendencën të bëjnë biseda të gjata e të thella për dashurinë në mes të natës, të flasin për diçka ose gjithçka, ose të shpenzojnë natën në heshtje me të dashurit e tyre.

Një element shumë i rëndësishëm është se atyre nuk u pëlqen të kërkojnë ndihmë sepse ato vetë e dinë se çfarë po bëjnë. Ujoret duan të jenë të çliruara nga fuqitë autoritare dhe të ndryshojnë botën.

Burimi: Elite Daily

TË FUNDIT

Nafta nga mesnata më lirë në Maqedoni, ja si do jenë çmimet

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që të lirojë për 2.50 denarë çmimin e dizelit, ndërsa nuk ka ndryshim...

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...