Prijësit fetarë në RMV bëjnë thirrje për vaksinim kundër Koronavirusit

0
85

Prijësit fetarë në Maqedoninë e Veriut, i kanë bërë thirrje popullatës që të vaksinohet kundër koronavirusit, si mënyra e vetme për mbrojtjen e shëndetit nga sëmundja COVID-19 dhe kthimin e vendin në gjendje normale.

Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali, të mërkurën, më 2 shkurt, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase, Stefani tha se kisha që në fillim ka bërë thirrje që të respektohen masat për mbrojtje nga pandemia, por edhe një herë apelon tek besimtarët që të mbrohen nga virusi përmes vaksinimit.

“Në masazhet për festat e mëdha fetare kemi apeluar vazhdimisht që të respektohen masat, sepse është më mirë të parandalohet diçka sesa të shërohet”, ka deklaruar kryepeshkopi, Stefani.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, tha se institucioni fetar që ai drejton po i përmbahet rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe rregullave rregulloreve islame, për mbrojtjen e besimtarëve nga infektimi me koronavirus.

Ai tha se nëpër xhami, në veçanti ditëve të premte jepem mesazhe për të respektuar masat mbrojtëse por edhe për tu vaksinuar.

“Në të gjitha xhamitë në faljet e xhumasë kemi bërë apel që të respektohen masat, por edhe kemi përcjellë mesazhet që besimtarët ta marrin seriozisht vaksinimin”, ka thënë Fetahu. /evropaelirë.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here