Presidenti i UEFA-s, Ceferin viziton Tiranën

0
132

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin do të mbërrijë ditën e enjte për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Federata Shqiptare e Futbollit.

“Kreu i qeverisë së futbollit evropian do të zhvillojë një takim në ora 15:00 me Kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet në takim nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here