28.8 C
Skopje

Nadal një hap përpara në rivalitetin mes tre tenorëve të tenisit

MELBURN, 2 shkurt /ATSH-AA/ – Tenisti spanjoll Rafael Nadal tejkaloi Novak Gjokoviçin dhe Roger Federerin duke vulosur rekordin për më shumë tituj Grand Slam në historinë e tenisit për meshkuj.

Me një përmbysje sensacionale të rezultatit ndaj Daniil Medvedevit në finalen e “Australian Open 2022” të dielën, Nadal siguroi titullin e tij të 21-të Grand Slam.

Nadal mban rekordin për fituesin më të madh të “French Open” me 13 tituj në 2005, 2006, 2007, 2008, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2017, 2018, 2019 dhe 2020.

Ai arriti të bëhet katër herë kampion i “US Open” në 2010, 2013, 2017 dhe 2019 si dhe fitoi dy tituj në Wimbledon në 2008 dhe 2010.

Legjenda spanjolle ka fituar më parë “Australian Open” në 2009. Ai u bë sportisti i katërt që fitoi më shumë Grand Slam në total.

Margaret Court qëndron në krye të listës me 24 kampionate, Serena Williams ka fituar 23 fitore ndërsa Steffi Graff është e treta me 22 trofe.

Federer dhe Nadal janë fitues të 20-fishtë të Grand Slam.

– Fituesi i tretë më i moshuar në Melburn

Nadal, 35-vjeç, është tenisti i tretë më i vjetër tek meshkujt që bëhet fitues i “Australian Open”.

Ken Rosewall ishte 37-vjeç ndërsa Roger Federer ishte 36-vjeç kur fituan titujt e “Australian Open”.

Nadal fitoi titullin e tij të shtatë Grand Slam pasi mbushi 30-vjeç. Gjokoviç ka 9 tituj Grand Slam pas moshës 30-vjeç.

– Nadal kishte humbur katër finale radhazi në Australi deri në vitin 2022

Nadal i dha fund serisë së disfatave të tij 13-vjeçare për titull në “Australian Open” pas fitores së tij të fundit.

Tenisti spanjoll kishte humbur katër finale në Melburn në vitet 2012, 2014, 2017 dhe 2019.

– Rivaliteti emocionues i “Treshes së Madhe” në tenisin për meshkuj

Nadal, Gjokoviç dhe Federer ishin të gjithë të barabartë me një rekord prej 20 titujsh Grand Slam në “single” përpara se Nadal të bënte histori në “Australian Open 2022”.

Pas humbjes nga Gjokoviçit në finale, legjenda zvicerane Federer humbi shansin e tij për të fituar titullin e 21-të në Wimbledon 2019.

Gjokoviç gjithashtu nuk arriti të fitonte titullin e tij të 21-të Grand Slam pasi u mposht nga Medvedev në finalen e “US Open” 2021.

Tenisti serb nuk u lejua të marrë pjesë në turne pas anulimit të vizës së tij nga Gjykata Federale e Australisë./ /os/

TË FUNDIT

Shpejtim Bajoku, i bronztë në Lojërat Mesdhetare

Boksieri Shpejtim Bajoku është ndalur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen të Oran Të Algjerisë. Megjithëse humbi, Bajoku e ka fituar medaljen...

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...