Kryetari i Komunës së Strugës, Ramis Merko vizitoi Konsulin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës z. Agim Krasniqi, në hapësirat e Konsullatës në Strugë.
Bashkëpunimi në mes Strugës dhe Republikës së Kosovës ka histori të gjatë, në frymën e këtij bashkëpunimi, pritet të realizohen një sërë projektesh dhe binjakëzim në mes disa komunave dhe shkollave fillore e të mesme, ka njoftuar Ramiz Merko.
Me këtë rast, është diskutuar edhe rreth shënimit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe angazhimi i institucioneve për shqyrtimin dhe realizimin e kërkesave të tyre.
Kryetari Merko ofroi bashkëpunim dhe përkrahje në të gjitha temat e lartpërmendura.