31.8 C
Skopje

Zbulohet asteroidi i dytë, për 4 mijë vjet do të shoqërojë Tokën

Astronomët nga të dhënat e fundit kanë konfirmuar se Toka shoqërohet nga një asteroid i dytë trojan, më i madh se i pari i zbuluar në vitin 2010. Ndërkohë kujtojmë se shenjat e para të një shoqëruesi të dytë të planetit tonë u gjetën në dhjetor 2020 dhe tani konfirmohet se me të vërtetë një asteroid edhe më i madh lëviz së bashku me Tokën.

Ndërkaq kujtojmë se asteroidët trojanë lëvizin rreth Diellit, por ndajnë të njëjtën orbitë si një planet. Ndërkohë shumë asteroidë të tillë janë gjetur rreth planetëve të ndryshëm në sistemin diellor.

Jupiteri, për shembull, ka më shumë se 5,000 të cilët do të vizitohen nga misioni Lucy i sapo nisur i NASA-s, një gjë e tillë po ndodh edhe me planetin tonë, i cili deri më tani është konstatuar se ka dy shoqërues të tillë.

I pari ishte “2010 TK” me diametër 400 metra dhe i dyti “2020 XL5” me diametër rreth 1.2 kilometra, pra është tre herë më i madh. Austronomet theksojnë se të dy asteroidët janë gjetur në të ashtuquajturën pikë Lagrange L4 midis Diellit dhe Tokës.

Studiuesit e udhëhequr nga Tony Santana-Ross nga Universitetet e Alicantes dhe Universitetit të Barcelonës, besojnë se asteroidë të tjerë trojanë mund të gjenden që shoqërojnë Tokën në të ardhmen.

Zbulimi fillestar i “2020 XL5”, i cili është me ngjyrë të errët dhe i pasur me karbon, u bë me teleskopin Pan-STARRS 1 në Haëaii dhe konfirmimin me teleskopët SOAR në Kili dhe Loëell në Arizona. Shkencëtarët vlerësojnë se asteroidi më i madh trojan “2020 XL5” do të vazhdojë të shoqërojë Tokën edhe për të paktën 4000 vjet të tjera.

TË FUNDIT

Nafta nga mesnata më lirë në Maqedoni, ja si do jenë çmimet

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që të lirojë për 2.50 denarë çmimin e dizelit, ndërsa nuk ka ndryshim...

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...