22.8 C
Skopje

Sela takoi kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin

Prishtinë, 2 shkurt – Një delegacion i Aleancës për Shqiptarët i kryesuar nga kryetari Ziadin Sela ka takuar sot kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z.Memli Krasniqi, me të cilin, siç shkruan Sela në profilin e tij në Facebook, u diskutuan çështjet jetike që tangojnë shqiptarët e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan koha.mk

Statusi i polotë i kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela:

“Sot, bashkë me sekretarin gjeneral, Arben Taravari dhe kordinatoren e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti patëm nderin të takojmë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z.Memli Krasniqi, me të cilin diskutuam çështjet jetike që tangojnë shqiptarët e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut! Sfidat me të cilat përballen vendet tona, qytetarët dhe perspektiva e tyre, mbeten shqetësimi parësorë i subjekteve tona politike. Në këtë takim, mjaft të rëndësishëm u theksua edhe rëndësia për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit jo vetëm mes subjekteve politike, por edhe mes dy vendeve tona.  Projektet e përbashkëta, lidhja infrastrukturore, shkëmbimi dhe zhvillimi ekonomik dhe integrimi euro-atlantik mbeten përcaktimi strategjik i joni dhe qytetarëve që përfaqësojmë”.

TË FUNDIT

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...