28.8 C
Skopje

Ordanoski: VMRO-ja dhe LSDM-ja mund të ëndërrojnë për besnikërinë që ka BDI-ja tek zyrtarët dhe opinioni

Gazetari maqedonas, Sasho Ordanoski nëpërmes një kumtese të gjatë ka komentuar veprimtarinë 20 vjeçare të BDI-së dhe videon që së fundmi e publikoi kreu I sajë në rrjetet sociale ku kërkon që VMRO-ja dhe LSDM-ja të mos merren më me BDI-në për politika ditore.

Ordanoski në sqarimin e tij ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është parti që merret me krim dhe korrupsion edhe pse akuzohet nga dy partitë maqedonase. Sipas tij, BDI-ja është parti që merret me interest kombëtare.

“Pavarësisht se BDI-ja është inkorporuar për 20 vjet, thellësisht në të gjitha nivelet vertikale dhe horizontale të qeverisjes, BDI nuk është parti që merret me krim dhe korrupsion, por kujdeset vetëm për realizimin e interesave kombëtare të shqiptarëve etnikë, dhe në këtë mënyrë për interesat shtetërore të Maqedonisë”, ka shkruar Ordanoski.

Ai foli edhe për organizimin e “fuqishëm” dhe “forcën” reale të zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Tek BDI-ja nuk ka asnjë marrëveshje që duhet të koordinohet apo zbatohet, sepse është thënë më shumë se një herë që drejtpërdrejt  fillimisht i përgjigjen Ali Ahmetit, e më pas, nëse është e nevojshme, përgjigjen tek strukturat e zyrtare të vendosura shtetërore”, ka shkruar Ordanoski në kolumnën e tij.

Ai mes tjerash ka thënë se “legjendat” për stereotipe të tilla thonë se ata fillimisht janë “ushtarë të kauzës partiake” (dhe gjithçka që do të nënkuptonte për atë interes), e më pas qytetarë me detyra të caktuara shtetërore në institucione. VMRO-DPMNE mund të ëndërrojë për një besnikëri të tillë, e LSDM-ja as në ëndërr nuk ka mundur ta arrijë.

TË FUNDIT

Mbeturinat në kryeqytet nuk do të mblidhen, mbyllen deponitë

Mbeturinat në kryeqytet nuk do të mund të mblidhen nga Kompania “Pastrimi” si shkak i mbylljes së deponisë nga ana e Kompanisë për Menaxhimin...

Shpejtim Bajoku, i bronztë në Lojërat Mesdhetare

Boksieri Shpejtim Bajoku është ndalur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen të Oran Të Algjerisë. Megjithëse humbi, Bajoku e ka fituar medaljen...

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...