Mirë se vini në epokën e Kim Kardashian te Balenciaga

0
80

Prej pak kohësh, Kim Kardashian ka dhënë detaje se mund të niste një partneritet me Balenciaga-n. Së fundmi, Kim është veshur (pothuajse) me Balenciaga, sidomos pas veshjes së famshme në Met Gala.

Bashkëpunimi me shtëpinë e modës ka arritur në një tjetër nivel, pasi Kim është imazhi i ri i markës. Fushata e Pranverës do ta ketë protagoniste, e cila sigurisht nuk kishte si të mos bënte një selfie për të prezantuar për herë të parë fushatën e re.

Vizioni i drejtorit artistik Demna Gvasalia është përqendruar kryesisht te të famshmit, ndaj bashkëpunimi me Kim nuk ishte krejt i papritur.

Faqja e Balenciaga-s në Instagram fshiu të gjitha postimet e mëparshme duke lënë vetëm foton e Kim për fushatën e pranverës. Ajo është fotografuar në shtëpinë e saj në Calabasas  me disa artikuj nga koleksioni, që përfshijnë çantën në ngjyrë neon “La Cagole”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here