Komuna e Strugës nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar të gjithë qytetarët se çdo të premte në fund të çdo muaji do të kenë mundësi të takohen me Avokatin e popullit.
“Takime me Avokatin e popullit – çdo të premte të fundit të muajit, te salla e Këshillit të Komunës së Strugës nga ora 09:00-15:30”, kanë njoftuar shërbimet e komunës.