Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka bërë të ditur se ekipet komunale janë në terren duke punuar për realizimin e fazës së dytë të punimeve në rrugën “Resenska” për ndërtimin e rrjetit të ri atmosferik dhe fekal në gjatësi prej 60 m.
“Sot ekipet tona komunale filluan me realizimin e fazës së dytë të punimeve në rrugën Resenska për ndërtimin e rrjetit të ri atmosferik dhe fekal në gjatësi prej 60 metrash. Ky është edhe një projekt që gjithsesi do të ndikojë në modernizimin e infrastrukturës nëntokësore në Komunën e Çairit.Ndërsa njëkohësisht qytetarë të nderuar ju informojmë se gjatë punimeve në kyçje, brenda ditës komunikacioni në këtë pjesë të rrugës do të zhvillohet me regjim të kontrolluar”, ka shkruar Ganiu në rrjetin social Facebok.