31.8 C
Skopje

Dehari, ujdi me fshatrat e Kërçovës për restrikcion të orëve të ndriçimin publik

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Kërçovës ka njoftuar se me përfaqësuesit e bashkësive lokale të disa fshatrave të Kërçovës, kanë rënë në ujdi për restrikcione të rrymës në ndriçimin publik, në mënyrë që më lehtë të përballohet kriza energjetike.

Siç njoftohet nga komuna e Kërçovës, me ftesë të kryetarit, në takimin e sotëm kanë qenë të pranishëm të gjithë kryetarët e bashkësive lokale, ku u bisedua për gjendjen aktuale për pjesët rurale të Komunës së Kërçovës, por që temë diskutimi i takimit ishte kriza me energjinë elektrike.

“Me propozim të kryetarit u soll vendimi që për periudhën që pason kriza energjetike, ne si Komunë të krijojmë restrikcione, konkretisht të reduktojmë orët e ndriçimit publik. Ky vendim u miratua me pëlqim të të gjithë të pranishmive në mbledhje dhe u vendos që ky restrikcion i energjisë elektrike të fillojë të aplikohet sa më shpejt që është e mundur”, është shprehur Dehari.

TË FUNDIT

Nafta nga mesnata më lirë në Maqedoni, ja si do jenë çmimet

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që të lirojë për 2.50 denarë çmimin e dizelit, ndërsa nuk ka ndryshim...

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...