20.8 C
Skopje

Visar Ganiu uroi nxënësit e Çairit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Shkup, 1 shkurt- Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka bërë të ditur se mësimin në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2021/2022 e kanë filluar sot me prezencë fizike mbi 8300 nxënës në nëntë shkollat ​​e komunës.

“Në 9 shkollat fillore të Komunës së Çairit sot filloi gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2021/2022. Rreth 8.300 nxënës iu rikthyen bankave shkollore, duke respektuar plotësisht masat dhe protokollet e parapara për pandeminë e Kovid 19. Për të ndjekur fillimin e procesit mësimor, bashkë me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, vizituam Shkollën Fillore Komunale të Çairit “Kongresi i Manastirit”. Ministrin Shaqiri e informova se ekipet komunale në koordinim me personelin shkollor jemi përkujdesur që të gjitha shkollat të jenë të pastruara dhe të dezinfektuara para fillimit të procesit arsimor, që është edhe një hap drejtë ruajtjes së shëndetit të fëmijëve që sot nisën mësimin”, ka thënë Ganiu në një postim në rrjetet sociale.

Ganiu me këtë rast ka apeluar për kujdes më të madh që fëmijët dhe personali shkollor të jenë të mbrojtur nga pandemia.

“Gjithashtu vura në dukje se nga fillimi i pandemisë jemi përkujdesur që fëmijët të jenë sa më të mbrojtur, por edhe personeli shkollor ta ketë më të lehtë që të mund ta parandalojë e përhapjen mundshme të pandemisë së Kovid 19. Ashtu siç më kanë informuar edhe drejtorët e shkollave, procesi mësimor në të gjitha shkollat ka filluar të zhvillohet sipas gjitha kushteve dhe protokolleve që janë paraparë nga ministritë gjegjëse dhe organet shëndetësore”, është shprehur kryetari Ganiu në Facebook.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...

Ganiu: UNT-ja është tempulli i vërtetë i diturisë

Universiteti “Nënë Tereza” është tempulli i vërtetë i diturisë. E studentët e këtij Universiteti janë e ardhmja jonë e ndritur, janë progresi jonë, janë...