Martyn Ford është shembulli tipik se si një njeri mund të pësojë ndryshime drastike, madje aq shumë sa duket në kufijtë e të pabesueshmes.
Gjithçka nisi krejt rastësisht në moshën 19-vjeçare.
Ndërsa po shëtiste me mamanë befas bie pa ndjenja për shkak të anoreksisë.
“Ne po ecnim në rrugë dhe presioni im i gjakut, gjithçka, ishte vetëm zero’, tregon ai për Dayly Star.
“Ky ishte momenti kur kur e kuptova se duhej të bëja ndryshimin tim. Thashë me vete “Do të ha”. Dhe shkova në shtëpi dhe pothuajse u ushqeva me forcë”.
Ajo që e kishte çuar Fordin në atë pikë ishte më thellë se vetëshkatërrimi irracional.
Tani 39-vjeç, bodybuilderi i quajtur “Njeriu më i frikshëm në Planet” aktualisht po përgatitet për përplasjen e tij të boksit në peshën e rëndë me “Hulkun iranian”, Sajjad Gharibi.
Termi ‘peshë e rëndë’ ndoshta nuk e përfaqëson atë denjësisht, me Fordin, gjithashtu i njohur botërisht si aktor dhe influencues i mediave sociale. Rivali i tij është pothuajse në nivelin e tij edhe pse duhet të punojë më shumë në formësimin e muskujve.