29.8 C
Skopje

Ministri Shaqiri dhe kryetari Ganiu uruan fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Shkup, 1 shkurt – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu i shoqëruar nga Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë kanë vizituar  një shkollë në Komunën e Çairit, njofton Indeks.mk

Nga atje Ganiu e Shaqiri uruan fillim vit të mbarë për të gjithë nxënësit.

 “Jemi në kontakt të përditshëm me Komisionin për Sëmundje Infektive po kemi kontaktuar edhe me të gjithë drejtorët e shkollave po jemi në kontakt edhe me profesorët, jemi duke e monitoruar gjendjen. Protokolet që do të rrespektohen vijnë si propozim nga KSI. Të gjithë drejtorët e shkollave na kanë njoftuar se janë të gatshëm për të nisur procesin me prezencë fizike”, tha Shaqiri.

Kujtojmë, me vendim të ministrisë së Arsimit, gjysmëvjetori i dytë do të zhvillohet me prezencë fizike. Ditë më parë në një prononcim ekskluziv për Indeks.mk, ministri Shaqiri tha se mësimin me prezencë fizike e kanë kërkuar vetë nxënësit dhe tha se është më efektiv për vet nxënësit. Shtoi se janë të përgatitur për këtë proces pavarësisht numrave të të infektuarve dhe se do të rrespektohen të gjitha protokolet anti-covid nëpër të gjitha shkollat./Indeks.mk/

TË FUNDIT

Grubi: Urime Dita e pavarësisë Amerikë!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka uruar Ditën e pavarësisë së Amerikës. Grubi është shprehur...

Edi Rama uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Rama ka shtuar se Dita e Pavarëssisë së...

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...