Largohen masat anti-Covid në Danimarkë

0
101

Danimarka do të largojë shumicën masave kufizuese për COVID-19, këtë javë, pasi thuhet se koronavirusi më nuk është “një sëmundje kritike shoqërore”.

Kopenhaga, javët e fundit, ka pasur një numër të madh të të prekurve me koronavirus, derisa numri i njerëzve në njësitë e kujdesit intensiv spitalor ka rënë.

Pavarësisht, rritjes së rasteve të variantit Omicron, shkalla e lartë e vaksinimit ka parandaluar një bllokim të madh në sistemin shëndetësor.

Më shumë se 80 përqind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar dhe më shumë se 60% e popullsisë ka një dozë përforcuese.

“Nuk guxoj të them se është lamtumira e fundit ndaj kufizimeve. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me vjeshtën. Nëse do të ketë një variant të ri,” tha kryeministrja Mette Frederiksen për radion daneze, shkruan Euronews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here