20.8 C
Skopje

Kasami: Kjo ditë është ditë gëzimi për të gjithë nxënësit

Shkup, 1 shkurt – Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka uruar nxënësit për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë.

Kasami ka apeluar që të respektohen masat anti – Covid të ruhet higjiena, të mbahet distanca sociale dhe të mbahen maska mbrojtëse, ka shkruar kreu i komunës së Tetovës në Facebook.

“Gjysëmvjetori i dytë në shkolla po fillon sot. Për të gjithë nxënësit kjo ditë është e gëzimit dhe e lumturisë. Këtë ditë, ende më shumë po e zbukurojnë reshjet e borës. Duke i’u uruar një gjysëmvjetor të suksesshëm të gjithë nxënësve dhe ju them:  “Mësoni, sepse mësimi është dritë dhe dije”. Ju apelojmë të gjithëve nëpër shkolla që të respektohen masat anti-Covid, të ruhet higjiena, të mbahet distanca sociale dhe të mbahen maska mbrojtëse. Qoftë i mbarë ky gjysëmvjetor!”, është shprehur Kasami.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...

Ganiu: UNT-ja është tempulli i vërtetë i diturisë

Universiteti “Nënë Tereza” është tempulli i vërtetë i diturisë. E studentët e këtij Universiteti janë e ardhmja jonë e ndritur, janë progresi jonë, janë...