Dehari: Angazhim maksimal për pastrimin e rrugëve

0
75

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur për qytetarët se organet kompetente janë në terren për të pastruar rrugët që sot u kapluan nga dëbora.

“Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se me reshjet e borës që kapluan sot vendin tonë, ne si Komunë që në orët e hershme të mëngjesit bëjmë përpjekje që po te njëjtat të jenë të kalueshme dhe pa vështërsi të mëdha! Ekipet tona bëjnë përpjekje maksimale dhe janë të angazhuara që të gjitha në teren me qëllim që sa më shpejt  të mundësojnë lehtësim të lëvizjes së lirë për qytetarët dhe komunikacionin rrugor nëpërgjithesi!”, ka njoftuar Dehari.

Gjithashtu Dehari është zotuar se do të vazhdojë angazhimi për pastrimin e borës deri në hapjen e të gjitha rrugëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here