I pari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i shoqëruar nga këshilltari komunal, Haxhiu, sekretari i komunës, Shabani dhe përgjegjësi i sektorit për arsim, Rexhepi, vizitoi shkollën fillore “Drita” të fshatit Rashçe për të shënuar fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.
Siç thuhet në një njoftim të komunës përmes rrjetit social të Facebookut, gjatë vizitës Bexheti ka realizuar një takim me të gjithë të punësuarit në këtë shkollë, ku nga afër i ka dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre për zhvillim efikas të procesit mësimor.
Me këtë rast, autoriteteve të shkollës u është sugjeruar që t’ju përmbahen masave preventive shëndetësore të rekomanduara nga ministria e Arsimit.