Bekteshi për Indeks/ Ngrirja e çmimeve ka për qëllim ruajtjen e interesit të qytetarëve

0
109

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një prononcim ekskluziv për Indeks.mk ka folur për vendimin për ngrirjen e çmimeve bazë duke thënë se ai është marrë vetëm për të mbrojtur dhe ruajtur interesin e qytetarëve. Bekteshi tha se vendimi për ngrirje të çmimeve është propozim i dikasterit të Ekonomisë dhe do të zgjasë deri në fund të muajit shkurt.

Bekteshi ka thënë se vendimi për ngrirje të çmimeve është propozim i dikasterit të Ekonomisë dhe do të zgjasë deri në fund të muajit shkurt.

“Sa i përket vendimit të cilën me propozim të Ministrisë së Ekonomisë më vetëm se e ka miratuar Qeveria. Ka të bëjë me ngrirjen e çmimeve po të të njëjtave produkte të cilat edhe paraprakisht gjatë muajit dhjetor, duke u bazuar në të dhënat e Entit Statistikor kanë pasur rritje në krahasim me muajin nëntor por njëkohësisht edhe me muajin tetor të vitit paraprak, pra kemi bërë ngrirjen e produkteve bazë dhe tashmë vetëm se e kemi vazhduar të njëjtën masë e cila për momentin do të zgjasë deri në fund të muajit shkurt. Momentin kur do të publikohen të dhënat e radhës nga Enti Statistikor në bazë të atyre të dhënave, analizave dhe krahasimeve të cilat do t’i bëjmë për produktet e caktuara do të vendosim a do të vazhdojë edhe në të ardhmen apo aty do të ndërpresim pra edhe këtë vendim i cili ka të bëjë për interesin e konsumatorëve, qytetarëve kryesisht, vendim i cili në Maqedoninë e Veriut miratohet në kuadër të dy viteve të fundit pothuajse katër herë”, tha Bekteshi për Indeks.mk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here