Takimi Ahmeti-Kurti, Grubi: Hasëm mirëkuptim, Kurti premtoi rishqyrtim të masave!

0
73

Zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi, njëherit ministër për Sistem politik në emisionin debativ në televizionin KLAN ka folur për vizitën zyrtare në Prishtinë dhe takimin me Kurtin, po edhe mbajtjen e mbledhjes ndër Qeveritare me bullgarinë.

Për vizitën në Prishtinë dhe takimin me Kurtin zv.kryeministri i parë Grubi tha se takimi është zhvilluar pas një bisede telefonike mes Kurtit dhe Ahmetit.

Ai tha se në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet e hapura ballkanike.

“Nënshkruam projekte konkrete, qendër e përbashkët turistike, Kodra e Diellit, autostradën Tetovë-Prizëren, e disa të tjera”, tha Grubi.

Foli edhe për mungesën e ministrit Sali në takimin me Grubin.

“Zoti Sali ka kryetar tjetër, folëm edhe për masat kufizuese në kufi. I lutëm autoritetet të heqen masat dhe hasëm mirëkuptim nga Kurti dhe na u tha se do të rishqyrtohet vendimi”, tha Grubi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here