20.8 C
Skopje

Qeveria vendos që të rritet rroga minimale

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovana Trençevska, ministri për shoqëri informatike dhe administratë Admirim Aliti dhe këshilltari i kryeministrit të Qeverisë, Milan Zhivkoviq, sot realizuan takim pune me përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, të udhëhequr nga kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, në të cilin temë kryesore ishin kërkesat e sindikatave për rritjen e pagës minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se Qeveria do të mbetet një partner social konstruktiv, i cili do të nxisë debatin dhe diskutimin për të gjitha çështjet e rëndësishme në shoqëri, siç është niveli i pagës minimale, dhe bëri të ditur se tashmë të mërkurën, më 2 shkurt nga ora 15:00, është caktuar seanca e Këshillit Ekonomiko-Social, në të cilën do të vazhdojë diskutimi mes të tre palëve sociale, ku pikë kryesore e rendit të ditës do të jetë pikërisht lartësia e pagës minimale.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, ministrat Trençevska dhe Aliti, në diskutimin gjatë takimeve, theksuan se paga minimale do të vazhdojë të rritet dhe zgjidhja sistematike do të vijë përmes dialogut me të gjitha palët, kurse zgjidhja që do të propozohej sigurisht nënkupton qëndrueshmëri afatgjate për rritjen e pagës minimale në përputhje me rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e pagave mesatare.

Përfaqësuesit e LSM-së në takim përshëndetën vendimet e Qeverisë për “të dielën, ditë jo pune” dhe për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë deri në fund të shkurtit 2022.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...