29.8 C
Skopje

Një erdhi, të tjerë po largohen nga Lëvizja Besa!

Largimet nga Lëvizja Besa nuk kanë të ndalur. Pas SedatRamadanit, Isamedin Sadikit, Afrim Avdiut e disa zyrtarëve të tjerë të lartë, dorëheqje ka dhënë edhe ish – kandidati për këshilltar komunal në Komunën e Kumanovës, HulusiAsipi.

“Aktivitetin tim si këshilltar komunal do ta vazhdoj si i pavarur duke qëndruar besnik deri në fund premtimeve parazgjedhore, dhe atyre që më kanë dhënë përkrahjen në këto zgjedhje”, ka njoftuar Hulusi Asipi nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai në rrjetet sociale ka thënë se për një periudhë të shkurtër kohore brenda Lëvizjes Besa kanë ndodhur disa ndryshime. Asipi shtoi se pranoi të dalë si kandidat për këshilltar nga Lëvizja Besa për të kontribuar në krijimin e kushteve që rinia të mos largohet nga vendi, por, nga ajo që ka shkruar në facebook, shumëçka nuk ka shkuar siç e ka pritur.

Në statusin e tij ai i ka sqaruar arsyet e largimit të tij nga Lëvizja Besa për t’u bërë këshilltar i pavarur:

“Të nderuar miq! Përfshirja ime aktive në proceset politike për herë të parë filloi në zgjedhjet parlamentare 2016 me Lëvizjen Besa. Pasi nga Besa u nda një grup (tani AAA) vazhdova me ringritjen e strukturave të LB në degën e Kumanovës, derisa arritëm të kemi struktura dhe aktivistë në gjitha lagjet dhe vendbanimet shqiptare. Për të qenë i sinqertë deri në fund, pranova të jem kandidat për këshilltar komunal në zgjedhjet e fundit. Kjo rezultoi të kemi një rezultat të kënaqshëm. Gjithë këto i kam bërë duke qenë i bindur se jam duke e bërë gjënë e duhur për të ardhmen e popullit dhe rinisë tonë. Te LB e kisha parë atë grupim që më ngjallte shpresë se mund të bënim atë që nuk ishte bërë në politikbërjen e deritanishme. Që sadopak të kontribuojmë në krijimin e kushteve që rinia jonë duke mos pasur shpresë mos t’ia mësyjë ikjes nga vendlindja. Të vendosim një frymë të re në politikbërje ku vendimet të merren me konsultim, ku nuk do të ketë padrejtësi por meritokracia të jetë kriter në përzgjedhje. Ku zyrtari do të jetë profesionist, i drejtë, i ndershëm dhe i pa korruptueshëm. Ashtu edhe ishte në fillim. Debatet ndonjëherë zgjatnin me orë, por secili shprehte mendimin e vet dhe vendimi merrej me shumicë votash. Kur u anashkaluam nga blloku opozitar shqiptar, për t’i çuar proceset përpara pranuam të bëjmë një precedent në politikbërjen e deritanishme, ku për herë të parë një parti shqiptare bën koalicion parazgjedhor me një parti maqedonase me qëllim të vazhdohet diskursi euroatlantik i RMV. Ashtu edhe ndodhi dhe ne u bëmë pjesë e qeverisë. Në qeveri nuk shkonte aq lehtë sa pritnim po në fund arrihej deri te e duhura. Me ardhjen në pushtet e pastaj rreth zgjedhjeve lokale e sidomos pas zgjedhjeve, për kohë të shkurtë ndodhën disa lëvizje kontraverze nga një pjesë e kryesisë (së ngushtë). U bënë ndryshime rrënjësore të qëndrimeve me vendimin e vetëm një grupi të vogël të kreut të LB. Ne tjerët si anëtarë të kryesisë qendrore dhe kuvendit qendror merrnim vesh nga rrjetet sociale e ndonjëherë edhe nga anëtarë të subjekteve tjera. Edhe pse shprehëm pakënaqësitë tona, kjo nuk u mor fare parasysh. Nga gjithë kjo dhe nga arsye tjera, duke qenë në pamundësi të kryej detyrën time për atë çka besoj unë se duhet një zyrtar i lartë partiak të bëjë, me keqardhje më duhet t’ju lajmëroj se më nuk do të jem pjesë e karvanit të Lëvizjes Besa. Aktivitetin tim si këshilltar komunal do ta vazhdoj si i pavarur duke qëndruar besnik deri në fund premtimeve parazgjedhore, dhe atyre që më kanë dhënë përkrahjen në këto zgjedhje. Me respektin më të madh. I juaji Hulus Asipi.”

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...

Balerina ukrainase në frontin e luftës Ukrainë-Rusi

Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, kjo e fundit është mbrojtur nga burrat ukrainas të vendosur në vijat e frontit. Mirëpo, në fillimet e...