Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka pasur takim me Ambasadorin e Rusisë, Sergej Bazdnikin.
Më poshtë e keni statusin e plotë të Osmanit të cilin e ka postuar në rrjetin social Facebook:
“Takim me Ambasadorin e Rusisë, Sergej Bazdnikin në të cilin u shqyrtuan aktualitetet e fundit lidhur me çështjen e sigurisë në Evropë me fokus të veçantë në ngjarjet në dhe rreth Ukrainës. Potencova se është i nevojshëm deeskalimi i situatës dhe gjetja e zgjidhjes përmes dialogut dhe mënyrës diplomatike të komunikimit. Theksova se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s është shprehje e vendimit tonë sovran i sjellur njëzëri në Kuvend në vitin 1993, i cila kontribuon në sigurinë jo vetëm të vendit por edhe të rajonit më të gjerë. E njoftova edhe për rolin tonë brenda Treshes së OSBE-së, si dhe mundësitë e kryesimit tonë të ardhshëm me organizatën në vitin 2023”, është shprehur Osmani.